Tre ditë karnavale në Nartë, nisin festimet për të larguar të keqen

Festa e karnavaleve, një traditë kjo prej shekujsh, nis të festohet në Nartë.

Karnavalet, të cilat zgjasin tre ditë, duke nisur nga e diela e Pashkës deri të mërkurën, nxjerrin në pah traditën e këtij vendi.

Të shumtë kanë qenë banorët e këtij fshati, të cilët kanë ardhur në Nartë pas dy vitesh pandemi.

Për tre ditë me radhë banorët veshin kostumet popullore dhe tradicionale duke kërcyer në rrugët e Nartës dhe duke larguar të keqen.

Çdo familjar në këtë fshat hap dyert për valltarët, të cilët kanë zgjedhur të maskohen dhe të vijojnë këtë traditë të trashëguar ndër vite.