Nga hashashi te kokaina, si e pësoi 38-vjeçarja nga kurioziteti për të provuar drogë pas droge: Kujdes! Nuk bëhet shaka me jetën!
Në fillim e nisi me hashash. Ishte fëmijë, vetëm14 vjeçe kur tymoste me bashkëmoshatarët e vet.
Tregon se lekët i siguronte duke u mbledhur me shoqërinë.
"Kam filluar në moshën 14-vjeçe nga rrethi shoqëror. Më shtynte kurioziteti. Mblidheshim 3-4 shokë dhe shoqe, pak nga pak dhe merrnim gjysmë grami apo një gram".
Kurioziteti nuk e la ta mbyllte lidhjen me drogën vetëm me hashashin. Pas tij provoi droga të tjera.
"Ka qenë kokaina, e kam pirë me bidon 1 vit e gjysmë. Nga bidoni fillova me shiringë, ishte më e keqe se mund të kalojë mbidozë. Jam penduar shumë. Të jesh përdoruese..., atëherë isha në moshë shumë të vogël dhe nuk e dija çfarë ishte droga."
Sot është 38-vjeçe dhe thotë se prej vitesh ka filluar të mjekohet në një qendër rehabilitimi për të hedhur pas të shkuarën e saj të errët.
"Hyra në një qendër rehabilitimi këtu në Tiranë, tani e kam lënë. Tani konsumoj metadon që është kundër drograve."
Ajo tregon se varësia nga droga e la atë pa krijuar një familje pasi çdo person që ka pasur në jetë sapo ka mësuar mbi të vërtetën e saj e ka braktisur.
"Sa e merrni vesh që unë jam përdoruese më shmangnin."
Sot ajo është penduar dhe apelon që të gjithë që të mos bëjnë gabimin që ajo sot po e vuan.
"Ruani veten të gjithë vajzat e reja, të gjithë rinia sepse nuk bëhet shaka me jetën.
