Aksident me vdekje në Devoll

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 23 prill tek ura e fshatit Progër, në Devoll.

Një makinë me targa greke ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili ka qenë anësh rrugës.

Viktima është identifikuar si Ajet Hoxha, rreth 50 vjeç.

Sipas burimeve viktima ishte endacak dhe ishte ulur këmbëkryq në anë të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksident me vdekje në Devoll

Aksident me vdekje në Devoll

Aksident me vdekje në Devoll