Hoxhë Jashari: Koha merr tjetër dimension Natën e Kadrit, një natë Zoti ta kompenson me 83.5 vite
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Sabaudin Jashari u shpreh se natën e Kadrit koha merr një dimension tjetër.
Jashari tha se Allahu një natë të tillë ta kompenson me 83.5 vite dhe se ajo është për ata që e kanë këtë shqetësimin e brendshëm.
Jashari: Nata e Kadrit çfarë është në vetvete? Këtu koha merr dimensione të tjera. Allahu një natë këtu ta kompenson me 83.5 vite. Pyetja është që një njeri në aspektin zhvillimor që të kapërcejë dekade? Ky rast na tregon se është e mundur.
Në histori e gjejmë se në një kohë të shkurtër kanë arritur ato që popuj nuk e kanë arritur për dekada. Koha zgjerohet kaq shumë në këtë natë. Gjermania p.sh u ngrit në 10 vite pas shkatërrimit. Kemi edhe popujt që kanë 30-40 vite që janë në liri dhe janë në vendnumëro. Pra, sa më i madh problemi brenda aq më shumë arritje në kohë. Nata e Kadrit është për ata që e kanë këtë shqetësimin e brendshëm.
