Rama fut edhe Zahon si “lojtar” në stadiumin e Kukësit që të shkelmojë topin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2022, 20:18
Ditën e sotme Klubi i Kukësit ka inauguruar stadiumin e ri, ku të pranishëm kanë qenë një sërë personalitetet të futbollit dhe politikës.
Përpos kryebashkiakut Safet Gjici, mes tyre ka qenë edhe kryeministri Rama, kreu i FSHF Armand Duka, ministrja sportit Evis Kushi etj.
Ndërkohë, duket se Rama ka vendosur që ta inaugurojë këtë stadium me një “lojtar” të veçantë; me djalin e tij Zahon që ka shkelur topin në impiantin e ri.
