Caktohen çmimet e reja për naftën, benzinën e gazin
Bordi i Transparencës i mbledhur sot caktoi çmimet e reja të naftës.
Kështu
• 232 Lekë/litri për gazoilin;
• 212 Lekë/litri për benzinën;
• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çmimet tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 220 Lekë/litri për gazoilin;
• 200 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.