Eksperti Kraja: Ekonomia shqiptare, ekonomi e votës
Eksperti ekonomist Sokol Kraja ka folur për ekonominë e bordeve. Në emisionin" Ekopolitikë" në Rtv Ora me gazetarin Fatos Çoçoli, Kraja ka folur për situatën e vështirë energjitike dhe ekomomike.
Sokol Kraja: Qeveria duhet të gjejë burime energjie. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe shtetet e tjera. Pritet krizë e gjatë, mbetet për të stimuluar kompanitë që kanë nevojë për likuiduar. Sot nuk mund të negociosh çmimin. Inflacioni i fshehur do të reflektohet të çmimet. Unë them shpesh që ekonomia shqiptare këto 30 vjet ka qenë ekonomi e votës vazhdon të jetë ekonomi e votës. Kemi pas administratë vote dhe ekonomi vote. Ne jemi demokraci adoleshente, biznes adoleshent, politikë adoleshente.
Ai foli dhe për amnistinë dhe sistemin e menaxhimit të parasë.
Sokol Kraja: Në ekonominë shqiptare njerëzit janë të patrajnuar. Në momentin që fut lekët në bankë do të ndryshonte. Në shqipëri kemi vite që kemi amisti kemi amistinë e pronës që është 3% rivlerësim prone aty mund të bësh skemë mashtrimi, skemë futje parash kollaj. Ke blerë një tok me KESH ja jep një pallati me 40%, dolëm gjysma e apartamenteve, pjesën tjetër ja jep ndërtuesit. Dole me gjysmën e pallateve me apartamente dhe pastaj përsëri i zbardhe lekët i fute në bankë.Amistia e pronës, amistia e fondeve.
Ndër të tjera ai thotë se paratë e futura nga jashtë sistemit duhet të bëhen transparente.
Sokol Kraja: Ne nuk kemi një pasqyrë sa para janë futur në kanalet bankare nga amistitë dhe sa ka përfituar shteti.
Sipas ekspertit të ekonomisë Kraja, si stimulimi i kompanive dhe sistemi i transparencës do të japin ndikimet e tyre pozitive në ekonomi.

