Politikanë dhe njerëz të lidhur me ta po pastrojnë paratë me blerje pronash

Blerja e pasurive me fonde për të cilat nuk dihet burimi përben skemën kryesore të dyshuar për pastrimin e parave në Shqipëri. Në raportin për vitin e kaluar, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave thotë se viti 2021 ka numrin më të madh të raportimeve nga bankat dhe noterët në pesë vitet e fundit. Pjesë e rasteve të dyshuara janë edhe politikanët ose personat e lidhur me ta.

Viti 2021 ka shënuar numrin më të lartë të raportimeve për raste të dyshuara për pastrim parash në 5 vitet e fundit.

Në raportin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave bëhet me dije se në total kanë mbërritur 1 581 raportime me një rritje prej më shumë se 10% krahasuar me vitin paraardhës.

Sipas dokumentit, raportimet për transaksione të dyshimta janë bërë më së shumti nga bankat, të cilat për vitin 2021 përbëjnë 46% të numrit total, e ndjekur nga noterët me 30 % dhe institucionet financiare për transferimin e parasë me 18%.

Vetëm bankat, raportohet se kanë bllokuar llogari me vlerë 250 mijë euro, pas vlerësimeve se veprimet e kryera mund të kishin për qëllim pastrimin e parave.

Sa i përket llojeve të transaksioneve të dyshimta, ato vijojnë të dominohen nga blerja e pasurive të paluajtshme me burime fondesh të paqarta.

Pas tyre renditen transfertat e dyshimta apo anomalitë e theksuara që i shoqërojnë ato.

Në vendin e tretë janë konstatimet se personat që kanë kryer transaksionet apo shitblerjet janë të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Huamarrjet, sponsorizimet dhe dhurimet për dhe nga të tretë, që në dukje janë fiktive, edhe për këtë vit rezultojnë si një prej rrugëve më të përdorura për pastrimin e parave.

Ndërkohë që nuk mungojnë as transaksionet apo investimet e dyshimta të kryera nga persona të lidhur politikisht.

Drejtoria sqaron se janë në total 10 tipologji për pastrimin e parave dhe emrat e bizneseve apo personave të vendosur në to janë fiktivë.

Në raport thuhet se pjesa më e madhe e sinjalizimeve për pastrim parash ose 58% të totalit, janë dërguar për procedim në SPAK dhe pjesa tjetër në prokuroritë e rretheve.

Politikanë dhe njerëz të lidhur me ta po pastrojnë

Politikanë dhe njerëz të lidhur me ta po pastrojnë

Politikanë dhe njerëz të lidhur me ta po pastrojnë