Paratë false, dalin sheshit! Ekspertët: Kujdes! Pajisuni me mjete që dallojnë falsifikimet
Rrjetet sociale po përdoren haptazi për qarkullimin e kartmonedhave të falsifikuara. Nëpërmjet këtyre platformave, persona të ndyshëm shesin para të modifikuara duke përcaktuar edhe çmimet. Pedagogu i ekonomisë, Igli Tola, thotë se falsifikatorët kërkojnë që kartmonedhat ti përdorin nëpërmjet pagesave cash, prandaj dyqanet apo pikat e këmbimit duhet të pajisen me mjete për identifikimin e falsifikimeve.
Nëse jeni i interesuar për të blerë para të falsifikuara atëherë ato lehtësisht mund ti gjeni në rrjete sociale ku persona të ndryshëm ekspozojnë shuma të ndryshme dhe pagesën.
Këto publikime në rrejtë socilae duket se janë larg vëmendjes së policisë së shtetit.
Ndërsa tregtarët ankohen se në dyqanet e tyre persona të pa identifikuar kanë blerë produkte me para të falsifikuara.
"Shes para false, kush është i interesuar të më kontaktojë në DM".
Si ky postim në rrjetin social Tik Tok gjen kudo.
Përsona të pa identifikuar reklamojnë biznesin e tyre të paligjshëm të falsifikimit në mënyrë krejt të hapur.
Në këtë postim autorët e kësaj skeme kanë vendosur edhe çmimet, e ndërsa pagesa pranohet vetëm me crypto valutë.
Kartmonedhat më të preferuara nga falsifikatorët janë ato që nuk janë rifreskuar më elementë të rinj të sigurisë të paktën për 5 vitet e fundit.
"Rastet e fundit ku po konstatohen kartëmonedha të falsifikuara janë kartëmonedha të cilat kanë kohë që nuk janë rifreskuar. Kemi prerjet qindëshe të dollarit, 50 të euros."
Sipas Igli Tolës, pedagog i ekonomisë, dyqanet që marrin pagesa cash duhet të investojnë në pajisje për të dalluar kartmonedhat false pasi janë obhektivi kryesor i atyre që qarkullojnë kartmonedhat false.
"Duhet investuar nga të gjithë, po tentohet të kalohen përmes exchange, bar-restoranteve, dyqaneve për të bërë pagesa cash."
Pak ditë më parë 3 të rinj u arrestuan nga policia e Tiranës pasi tentuan të thyenin një shumë prej mijëra dollarësh të falsifikaura në një pike exchange.
Më herët edhe 2 shtetas nga Kameruani u arrestuan nga policia kufitare e Rinasit pasi iu gjetën një 1.2 milion euro të dyshuara të falsifikuara.
