Elezaj: Në Shqipëri s’ka krizë energjetike, kemi vjedhje dhe keqmenaxhim të energjisë
Eksperti i ekonomisë Eduart Elezaj, është shprehur se është bërë një vjedhje brutale në sektorin e ekonomisë në vendin tonë.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, tha se në vendin tonë nuk ka krizë energjetike, po vjedhje dhe keqmenaxhim të energjisë.
Eduart Elezaj: Sektorit të energjisë energjetike i është bërë një vjedhje brutale. Në vitin 2021, prodhimi vendas i Shqipërisë, është 9 miliard KË, kurse konsumi i konsumatorëve është 5,3 miliardë KË . Pikë së pari nuk ka krizë energjetike, dhe së dyti është shitur gati 3,5 miliardë KË, është shitur me tarifa tregu nga prodhimi vendas. Shqipëria duhet të ishte me plus.
Ka ndodhur dhe fenomeni më negativ, u futën dhe 200 mln euro nga qeveria shqiptare për të realizuar atë që quhet furnizim me energji elektrike. Qeveria shqiptare u fut garant i një kredie të marrë nga kompanie e operatorit të sistemit të shpërndarjes. Nuk dihet se ku kanë shkuar këto para. Këtu kemi të bëjmë me vjedhje të hapur, për sektorin e energjisë elektrike. Shkaku i vjedhjeve ka sjellë pasoja që çmimet energjisë të rriten.
Më tej ai theksoi se: Nuk i lejohet asnjë ministri, zv. kryeministri që të flasë për tarifat e rregulluara të energjisë elektrike. Është enti-rregullator i energjisë.
