Shpërthimi i tritolit në Durrës, dyqani në pronësi të efektivit të "Shqiponja", lënda plasëse u hodh nga një makinë në ecje

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin me lëndë plasës në derën e një dyqanin në fshatin Katund i ri në Durrës.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se dyqani është në pronësi  Hysen Gashi, i cili është në pronësi të efektivit të Forcave Shqiponja, në Durrës. Në këtë detyrë Gashi është që prej 30 vitesh.

Policia ka konstatuar nga kamerat e sigurisë, një mjet që ka ndaluar në afersi të dyqanit dhe ka hedhur lëndën eksplozive te dyqani.

Dyshohet se lënda plasës mund të jetë vënë në dyqanin e Gashit për shkak të detyrës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme  në fshatin Katund i të Ri, Durrës.