Tërmet me intenstitet 6 ballë në Mostar të Bosnjes, lëkundjet ndjehen dhe në Shqipëri
Lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 23:07 minuta të mbrëmjes së sotme. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Shkodër, Fier.
Lekundja e fundit që ka regjistruar Qendra sizmiologjike EMSC eshte ajo në Bosnje Hercegovine me magnitude 5.9 te shkalles rihter me thellesi 2 km
Sipas EMSC është regjistruar ne Mostar te Bosnjes rreth ores 23:07.
Lexuesit na tregojne se tërmeti është ndjerë dhe në Tetovë, Durrës, Elbasan, Kroaci. Edhe Instituti i Gjeoshkencave konfirmon se lekundjet janë ndjerë në të gjithë vendin.
Sot në datën 22/04/2022, ora 23:07 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një tërmet të madhësisë M5.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 10 km.
Epiqendra është lokalizuar 10 km në Jug-Perendim të Mostar, Bosnje-Hercegovina, 202 km nga Tirana.
Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Nuk kemi njoftime për dëme në Shqipëri" informoi Departamenti Sizmologjisë, Instituti i Gjeoshkencave rreth ores 23:44.
"Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim tw qytetit Monstar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 10 km, 202 km nga Tirana.
Ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Ndërkohe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin" thuhet ne nje postim te ministrit te Mbrojtjes, Niko Peleshi.
