Prezantoi Anën me familjen? Bruno tregon çfarë po ndodh mes tyre

Bruno Shemsho, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku, në 'Glamour Zone', ku ka folur më me detaje për marrëdhënien e tij me Ana Gjinin.

I pyetur nga Ester Bylyku, nëse e ka prezantuar me familjen , Bruno u përgjigj: 'Jo, nuk kanë arritur gjërat në atë pikë, as nga ana ime, as nga ana saj. Jemi akoma në fillimet tona.'

Ndërsa në vijim, Bruno i ka bërë një telefonatë Ana Gjinit, të cilës i ka kërkuar publikisht të ndahen.

Ai u shpreh LIVE në emisionin 'Glamour Zone' se është kthyer me ish të dashurën, por biseda arriti në pikën sa Ana i tha Brunos 'të plaçin damarët e trurit' si dhe 'të rëntë damllaja.'

Për të ndjekur telefonatën dhe bisedën e tyre të plotë, ndiqni videon e mëposhtme: