Rekord historik në superduelin e shekullit të 21-të, Fury kundër White, ndizet ringu

Rekord në shek.21 dhe gjithashtu rekord për një ndeshje boksi në Europë. Plot 96 mijë njerëz do të jenë të pranishëm në stadiumin “Wembley” për sfidën e peshave super të rënda, Fury-White, e planifikuar për t’u zhvilluar pasditen e së shtunës. “Kush do ta kishte menduar se do të ishin të pranishëm më shumë se 90 mijë njerëz tha mbajtësi i gjerdanit WBC në konferencën e shtypit që prezantoi duelin që rikthen në një arenë angleze pas shumë vitesh Tyson Fury-n.

Në skenë do të ngjiten dy boksierë britanikë por përtej duelit në ring, dy boksierët gëzojnë respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin, ndërsa përpara mediave, Fury u ndal te ditët stërvitore në të njëjtin kamp për të dy pothuajse një dekadë më parë.

Rekord historik në superduelin e shekullit të 21-të, Fury

“Shumë gjera kanë ndryshuar nga jo kohë. Të dy kanë bërë një rrugëtim të suksesshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa kjo përballje do të jetë një nga evenimentet më të mëdha të boksit botëror. Bëhet fjalë për dy nga sportistët më të medhenj të ringut e peshave të rënda dhe në këtë duel diferencat do të jenë shumë të vogla. Fury nuk zbret në ringun anglez që prej vitit 2018 kur u ndesh me shqiptarin Sefer Seferi.