Cristiano Ronaldo nuk pranon të pushojë, pas tragjedisë bashkohet me ekipin
Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje vetëm tre ditë pas lajmit tragjik për vdekjen e njërit prej binjakëve që erdhën në jetë nga e fejuara Georgina Rodriguez. Fituesi i 5 Topave të Artë u bashkua me shokët e skuadrës në Carrington pasi mungoi në transfertën e Liverpool ku “Djajtë e kuq” u shkatërruan 4-0.
Klubi i bëri me dije se mund të mungonte për sa kohë ai dëshironte, por CR7 nuk pranoi të qëndronte për shumë kohë pranë familjes duke kërkuar që të bashkohej me grupin dhe në ditën e parë pas rikthimit, ai u stërvit i veçuar edhe për shkak të formës jo të mirë fizike.

Ronaldo u fotografua duke biseduar me Nemaja Vidic ndërsa Manchester po përgatit ndeshjen e fundjavës kundër Arsenalit, një sfidë direkte për zonën Champions pasi dy skuadrat mbeten në garë bashkë me Tottenham për vendin e katërt në klasifikim. Stërvitja me ekipin rrit optimizmin për mundësinë e aktivizimit të luzitanit në ndeshjen kundër londinezëve.

Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites, futbollisti ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto me familjen dhe vajzën e sapo ardhur në jetë ku mes të tjerash shkruan: “Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e ëmbla. Mbështetja juaj na bëri të ndiejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë”
View this post on Instagram
