Foto/ Zbulohet lidhja e vajzës së kriminelit famëkeq, Arkan, me lojtarin e Sevillas

Anastasija Raznatoviç, është vetëm 22 vjeç dhe njihet shumë në Serbi dhe jo vetëm. Ajo është vajza e këngëtares së njohur serbe Ceca por edhe vajza e një prej figurave më famëkeqe të luftës në Serbi, Arkan.

Ajo ka preferuar të ndjekë gjurmët e nënës së saj, Ceca duke u bërë këngëtare dhe duket se ka ngjitur shkallët në vendlindjen e saj.

Duke qenë dhe person VIP në Serbi, ajo ka tërhequr vëmendjen shumë me disa udhëtime në Spanjë teksa mediat kanë zbuluar se arsyeja ishte për çështje zemre.

Foto/ Zbulohet lidhja e vajzës së kriminelit famëkeq, Arkan, me

Mësohet se 22-vjeçarja është e lidhur prej kohës me lojtarin serb të Sevillas, Nemanja Gudejl dhe gjërat janë serioze siç shkruajnë në media.

Foto/ Zbulohet lidhja e vajzës së kriminelit famëkeq, Arkan, me

Pritet që lojtari serb të mbyll sezonin aktual për të takuar dhe familjarët e vajzës, ish bashkëshorten e Arkanit këngëtaren Ceca dhe djalin e tij, Vejlko.