(VIDEO) Ibra, mesazh për pronarët e rinj të Milanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 09:44
Pronarët e rinj që pritet të blejnë Milanin për rreth 1.1 miliardë euro, i kanë të qarta idetë rreth të ardhmes së skuadrës. Kompania “Investcorp” nga Lindja e Mesme kërkon të rinovojë ambjentin me emra në moshë të vogël duke hequr dorë nga garda e vjetër.
Një prej tyre është edhe Zlatan Ibrahimovic tashmë në kufirin e 40 viteve dhe sulmuesi kuqezi e ndien se shumë shpejt koha e tij në “Milanello” mund të përfundojë. Prej disa javësh ai nuk arrin të zbresë në fushën e lojës për shkak të një dëmtimi. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, suedezi paralajmëron rikthim të shpejtë por ka edhe një surprizë. Ndiqeni deri në fund!
