Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, merr në qafë bastëvënësin anglez
Armando Broja mund të jetë idhull për disa dhe lojtar i urryer për disa të tjerë dhe këtu nuk kanë të bëjnë vetëm sjelljet e tij branda apo jashtë fushës. Sulmuesi shqiptar që nuk gjeti rrugën e golit as në transfertën e Burnley, më shumë se Southampon duket se ka dëmtuar një bastvënës në Angli.
Në një skedinë të vendosur për ndeshjen në fjalë, personi që e publikoi në “Twitter” skedinën, goditi në shenjë tek të gjitha parashikimet, përveç bastit ku parashikonte minimalisht një goditje në portë të Brojës, goditje që nuk erdhi kurrë. 90 minutat në hije për shtatlartin kuqezi i kushtuan tifozit rreth 300 pound në një skedinë ku kishte vendosur vetëm 10.
Shikoni pak se çfarë bastes ka arritur të shënjestrojë saktësisht ai, me përjashtim të Brojës që u aktivizua për 95 minuta por nuk e gjeti asnjëherë katërkëndëshin e Burnley që në fund fitoi me rezultatin 2-0.

