Eva Carneiro, nga shënjestër e Mourinhos në pronare klubi në Angli
E mbani mend Eva Carneiron që shtatë vite më parë u bë protagoniste në fushën e lojës pasi Jose Moutinho i kërkoi të nxitonte për t’i dhënë ndihmën e parë një lojtari? Pas atij momenti, ajo e humbi punën si fizioterapiste e “Bluve të Londrës” por përfitoi një shumë të majme nga gjyqi që foli në favor të saj.
Jeta e ish-fizioterapistes ka ndryshuar shumë pasi ajo ka mbetur në botën e futbollit, por sot si investuese në një ligë amatore të Anglisë, aksionere e Lewes FC. 48-vjeçarja nga Gjibraltari është e punësuar gjithashtu në një nga klinikat më të mëdha të planetit atë të mjekësisë sportive në Katar ku do të aktivizohet edhe gjatë Kupës së Botës 2022.

Në vitin 2015, Mourinho u nxeh me bukuroshen pasi Eden Hazard kishte nevojë për trajtim por ngadalësia në veprime nuk i pëlqeu aspak “Special One”, duke e vënë në shënjestër doktoreshën e klubit. 6 javë më vonë ajo u shkarkua nga detyra.
