(VIDEO) Mike Tyson sulmon në avion një pasagjer dhe e gjakos atë
Vitet kalojnë por Mike Tyson vesin nuk e harron. Ish-kampioni i peshave super të rënda e ka aplikuar sportin e tij në nivele amatore dhe këtë e ka bërë ndaj një civili gjatë një fluturimi nga San Francisco në Florida.
Tyson e ka sulmuar fizikisht pasagjerin ndërsa një pamje tregon se si është gjakosur udhëtari i panjohur. Gjithçka nisi pas një debati normal në dukje mes të dyve, madje ata bënë edhe një foto në hyrje të avionit.
Me kalimin e minutave, Tyson i kërkoi pasagjerit që ta ulte zërin por ky i fundit nuk ia vuri veshin. Nuk zgjati shumë dhe ish-njeriu më i fortë i planetit grushtoi pasagjerin në fytyrë dhe kokë. Kjo nuk është hera e parë që Mike Tyson nuk e mbajnë nervat dhe bëhet protagonist i sherreve banale me njerëz të ndryshëm edhe jashtë ringut por kjo ngjarje mund t’i kushtojë shtrenjtë.
