Vllaznia, Hakaj i karikuar për një tjetër fitore me Partizanin

Partizani është një stacion i rëndësishëm i sezonit të Vllaznisë që do të presë sërish në “Loro Boriçi” të kuqtë pak ditë pas kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ish-i, Esin Hakaj, në konferencën e shtypit, vë theksin te rëndësia që ka ky duel për skuadrën e drejtuar nga Elvis Plori.

“Në ndeshjen e Kupës e kaluam Partizanin dhe shkuam në finale për të synuar një trofe që në kamionat nuk e arritëm. Nëse fitojmë në sfidën me Laçin do të siguronim një biletë për në Europë. Kalimi në finale na ka dhënë një shtysë më shumë. U bëj thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në stadium të shtunën pasi ata janë një mbështetje e madhe për ne”.

Hakaj komentoi në vijim edhe kundërshtarin që pak ditë më parë e kaloi vetëm nga lotaria e 11-metërshave. Sipas mbrojtësit të majtë, “Të kuqtë”, kanë ndryshuar shumë krahasuar me një sezon më parë kur ai ishte pjesë e tyre.

I pranishëm në këtë konferencë nuk ishte trajneri Elvis Plori por zëvendësi i tij, Auron Miloti, sipas të cilit, skuadra mbetet e motivuar.

“Janë shtatë finale dhe Vllaznia është e gatshme t’i përballojë me sukses. Partizani është ndeshja e parë në radhën e finaleve, por ne duhet të japim maksimumin dhe t’ia dalim mbanë me sukses. Objektivi jonë është vendi i katërt që na kualifikon direkt për në Europë”.