Djokovic mbështet rusët dhe bjellorusët: Përjashtimi nga Wimbledon, çmenduri

Përjashtimi i tenistëve rusë dhe bjellorusë nga Wimbledon konsiderohet si veprim i “çmendur” nga një tenist serb. Bëhet fjalë për ish-numrin 1 të botës, Novak Djokovic, i cili qëndron pothuajse në të njëjtën linjë me atë të Beogradit zyrtar kur bëhet fjalë për sanskione ndaj entiteteve apo individëve rusë.

Drejtuesit e turneut më të vjetër të planetit njoftuan një ditë më parë përjashtimin e të gjithë sportistëve që do të merrnin pjesë me flamurin rus apo bjellorus, çka e vendos numrin 1 të botës, Daniil Medvedev në pozitë të vështirë dhe Djokovic nuk është aspak dakort.   

"Unë gjithmonë do ta dënoj luftën, nuk do ta mbështes kurrë, duke qenë vetë fëmijë i luftës. E di sa trauma emocionale lë. Në Serbi të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në vitin 1999. Në Ballkan kemi pasur shumë luftëra. Nuk mund ta mbështes vendimin e Ëimbledon, është një çmenduri. Kur politika ndërhyn me sportin, rezultati nuk është i mire”, thekson fituesi i 20 turneve madhorë në karrierë.