Barcelona nuk bën “ulje çmimi” në San Sebastian, Januzaj ndalet nga Ter Stegen (Shikoni rastet e dhe golat)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 23:34
Barcelona nuk ia bën të thjeshtë misionin titull Realit të Madridit. Në ndeshjen e së enjtes kundër Real Sociadad në San Sebastian vendosi një gol i Aubameyang që riktheu skuadrën e Xavit në anën e fitoreve pas dy disfatave të dhimbshme, njëra prej të cilave me pasoja për ecurinë europiane.
Gjatë pjesës së dytë Barcelona vuajti shumë rastet e krijuara nga skuadra baske në “Anoeta” ku Adnan Januzaj testoi disa herë Ter Stegen që nuk lejoi barazimin e rezultatin për ta çuar Barcelonën në 63 pikë dhe me një ndeshje më pak se Reali kryesues që numëron 75. Në përballjet e tjera të ditës, Rayo Vallecano fitoi në transfertën e Espanyol, Sevilla dominoi 3-2 Levanten në transfertë ndërsa Cadiz ra në shtëpi kundër Athletic Bilbaos.
