Gjykata i jep “kamzhikun” UEFA-s për të dënuar Realin, Barcelonën e Juven
Gjykata e Madridit i ndez druitën jeshile sanksioneve të UEFA-s në dëm të Juventusit, Realit dhe Barcelonës, tre klubet që nuk kanë hequr ende dorë nga projekti i Superligës së Europës. Pas apelimit të presidentit Ceferin, tashmë ai ka dorë të lirë për të marrë masa konkrete ndaj klubeve në fjalë.
Pak muaj pasi bllokoi çdo veprim në dëm të tyre, gjykata i dha të drejtë UEFA-s dhe tashmë një betejë e re do të nisë mes gjigandëve të kontineitit dhe institucionit që organizon futbollin në Europë.
Vendim që mund të apelohet nga klubet në fjalë të cilat rrezikojnë shumë nëse nuk marrin të drejtë në shkallën tjetër të gjyqësorit. “Rebelët” që e kanë nisur këtë betejë me UEFA-n më shumë se një vit më parë, mund të dënohen nga 100 milionë euro dhe 1-2 vjet përjashtim nga të gjitha kompeticionet europiane.
