Shikoni qenin polic që preferon të luajë futboll dhe jo të ruajë rendin (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 13:46
Ndeshjet e futbollit shpesh herë ndërpriten nga njerëz në kërkim të fames, një autografi apo fanelle, por në Brazil këtë trend e ndjekin edhe kafshët, madje ato të policisë.
Një qen i forcave të rendit ka hyrë në fushë gjatë ndeshjes rajonale Nautico-Retro në Recife duke shijuar lirinë. Me topin në gojë, ai dukej si kafsha më e lumtur në botë. Nuk e besoni? Shikoni videon!
