"Gio dhe vajza janë në shtëpi" Cristiano Ronaldo shpërndan foton me të porsalindurën

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje vetëm tre ditë pas lajmit tragjik për vdekjen e njërit prej binjakëve që erdhën në jetë nga e fejuara Georgina Rodriguez.

Ndërkohë në një postim në instagram ai ka dashur të ndajë një foto ku tregohet se partnerja e tij dhe vajza e tyre e sapolindur tashmë janë në shtëpi.

“Gio dhe vajza jonë e vogël më në fund janë kthyer me ne. Ne dëshirojmë t'i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet tuaja të mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tone”

 "Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë." shton Ronaldo

Fituesi i 5 Topave të Artë u bashkua me shokët e skuadrës në Carrington pasi mungoi në transfertën e Liverpool ku “Djajtë e kuq” u shkatërruan 4-0.