PD sërish në gjykatë, Apeli do të gjykojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt kundër "Komisionit të Rithemelimit"

Gjykata e Apelit pranon të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperisë përfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj për prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit dhe ndryshimet në statut të dala nga ky kuvend.

Alibeaj kërkon prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trup gjykues.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Blerina Muça.

Gjyqtarja Muça vendosi pranimin e ankimit të palës ankuese dhe kundër vendimit nuk lejohet ankim.

Vendimi i gjykatës i datës 25 mars 2022 bëri që ligjërisht në krye të PD-së, të njihej që prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë. Dhe ky vendim u ankimua nga PD më 4 prill 2022

Ndërkohë sot ish kryeministri Sali Berisha akuzoi ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim dhe kryeministrin Edi Rama se po ndërhyjnë në këtë proces zgjedhor.