“Ai ka një shqetësim madhor” Berisha: Nuk kam kërkuar asnjë bashkëpunim me Edi Ramës
Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se e kupton shqetësimin madhor të Edi Ramës, lidhur me deklaratat në Kuvend.
Sali Berisha tha se nuk i ka kërkuar asnjë bashkëpunim kryeministrit Edi Ramës, pasi ky i fundit tha se do të ndërpresë çdo marrëdhënie me PD-në nëse ish-kryeministri zgjidhet në krye të partisë.
Berisha: Së pari me deklaratën e Ramës, mjek jam me një pasion të veçantë përveç kardiologjisë, disiplina e dytë që kam dashur është psikologjia. Psikologjia është një doktrinë e mendimit. Filozofët gjerman e zbritën filozofinë te truri dhe proceset e tij. Unë kam mirëkuptim, për shqetësimin madhor që ka Edi Rama. Le të lexojë vetë më mirë të gjej rrugë të çlirimit prej tyre. Beteja është e pandalshme. Nuk i kam kërkuar ndonjë bashkëpunim unë atij. Keni dëgjuar ndonjëherë nga Sali Berisha dua të bashkëpunojë me Edi Ramën? Jo!

