Kaluan 5 muaj ende s'ka gjë nga shpërblimi me 150% të pagës aktuale policëve. Çuçi tregon se kur do bëhet real premtimi

Në nëntorin e vitit të kaluar ministri i  Brendshëm u premtua rritje deri në 150% të rrogës efektivëve të policisë që punojnë jashtë vendimit të tyre. Po kur kanë kaluar më shumë se 5 muaj ende nuk ka asgjë. Çfarë ka ndodhur?

“Po  mbyllen procedurat me akte nënligjore. Kemi pasur një ngadalësim të këtij procesi me krizën që ndodhi por shumë shpejt, në mos gaboj në muajin tjetër, të gjitha ato që kemi parashikuar në buxhetin e shtetit do të realizohen” tha ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sot në një prononcim për median pas takimin me drejtorët e policive dhe shefat e komisariateve.

Po a kanë përfunduar ndryshimet ne polici?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë la të kuptojë se do të ketë ndryshime të tjera në polici.