“E ka telefonuar Bllako” Berisha: Rama kreu i incineratorëve, do të bëhet president, ta harrojë!

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama do të shmangë aferën e incineratorëve ku ai ka firmosur një procedurë antiligjore.

Ai tha se Rama ka lejuar që e gjitha kjo vjedhje të ndodhte dhe se, sipas tij, ai do të bëhet president pas detyrës si kryeministër.

Berisha: Ai do të shmangë aferën e incineratorëve ku ai ka firmosur një procedurë antiligjore për kontratën e incineratorëve. Përgjegjësi dhe kryetari i organizatës është ai dhe Ëngjëll Agaçi. Mund të donte të vidhte koka dhe Ahmetaj, apo Bllako, Veliaj, por nuk ndodh kurrë sepse sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë ka detyrimin ligjor për të verifikuar ligjshmërinë e akteve që firmosën nga qeveria.

Rama ka ditur gjithçka por i ka lejuar vetës që për përfitimi të firmosë një procedurë ligjërisht të dënueshme. Nuk ka të ndaluar nxjerrja e dokumenteve. Nuk imigrohet se çfarë ka ndodhur në këtë aferë, sepse janë institucione të tjera të implikuara deri në fyt. Rama mendon se si të kalojë nga kryeministër në president, por i them qysh sot se ajo nuk do të ndodhë. Thuhet se ka telefonata nga Bllako, por ai është vetëm një kapter në këtë aferë, ku gjeneralë janë Rama, Agaçi, Veliaj dhe Ahmetaj.