Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, kërkohet ekstradimi

Ish-kryeprokurori shqiptare Adriatik Llalla, i cili ndodhet aktualisht në Itali në pritje të ekstradimit ka humbur betejën e parë në Gjykatën e Lartë kundër dënimit me 2 vjet e 6 muaj burg. Trupi gjykues refuzoi kërkesën e Llallës për pezullimin e dënimit ndërsa prokuroria u shpreh se argumentet e avokatëve se I dënuari është sëmurë, nuk qëndrojnë.

Tirane- Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me 2 vjet burg.

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë i përbërë nga Sandër Simoni dhe Sokol Binaj, anëtarë dhe kryesues gjytarin Ilir Panda vendosi rrëzimin e kërkesës.

Adriatik Llalla aktualisht ndodhet në Romë ku prej dhjetorit 2021, ka këërkuar azil politik. Avokati paraqiti ne gjykate disa epikriza që tregojnë se Llalla vuante prej 12 vitesh nga një sëmundje e parikuperueshme.

Nisur nga këto epikriza sipas avokatit Gjykata e Apelit e Romës ndryshoi masën e sigurisë dhe la të lërë të lirë Adriatik Llallën, por duke i hequr të drejtën të largohet nga Roma. Avokati Sokol Hazizaj kërkoi nga Gjykata e Lartë të merrte parasysh këtë vendim.

Prokuroria u përfaqësua në seancë nga kreu i SPAK Arben Kraja i cili kërkoi refuzimin e kërkesës me argumentin se nuk mund te pezullohet një vendim që nuk është ekzekutuar.

Kreu i SPAK tha ne Gjykatë se sëmundja e Llallës është fakt i mëparshëm gjë që nuk e ka penguar që ai të kryente detyra të larta shtetërore.

Gjithashtu prokurori tha se në burgjet shqiptare të dënuarit kanë kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe nëse janë të sëmurë mund të marrin trajtimin në spitalin e burgut.

Përfaqësuesi i SPAK sqaroi se Shqipëria i ka kërkuar Italisë ekstradimin e ish kryeprokurorit dhe kjo kërkesë pritet të shqyrtohet nga autoritetet italiane. Ish Prokurori i Përgjithshëm u dënua në mungesë me 2 vjet e 6 muaj burg per fshehje dhe mosdeklarim te pasurisë në tri episode.