PD ankimon në Apel vendimin e gjykatës për miratimin e Statutit të ish-kryeministrit Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 15:17
Partia Demokratike ka dorëzuar këtë të hënë (5 prill), ankimimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më 25 mars 2022, që njohu Statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, thirrur nga Sali Berisha.
Në ankimimin e PD, i përfaqësuar me autorizim nga Enkelejd Alibeaj, kërkon nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit si dhe pushimin ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.
Vendimi i gjykatës i datës 25 mars bëri që ligjërisht në krye të PD-së, të njihej që prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë.
Një ditë pas vendimit të gjykatës, PD e kallëzoi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri.

