Berisha: Nuk do të votoj asnjë kandidaturë të Ramës, çfarë bëjnë Alibeaj dhe Balla punë e tyre

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se asnjë kandidaturë të propozuar nga Rama nuk do të votohet.

Ai tha se PD do të jetë votimin në parlament, por në një proces të bazuar në zarfe sekret nuk mund të përzihet PD-ja.

Berisha: Asnjë kandidaturë të propozuar nga Rama nuk do ta votoja. Kjo sepse rregull i është rregulli; nëse mazhoranca vendos që presidentin t’ia japë opozitës, është opozita ajo që negocion dhe përzgjedhje dhe paraqet emra dhe vendoset. Edi Rama po bën të kundërtën dhe po të implikohesh me zarfe, është njëlloj si një tender sekret.  

Në votimin në parlament do të jemi, por në një proces të bazuar në zarfe sekret nuk mund të përzihemi. Ajo që është opozitë e vërtetë nuk e bën. Se çfarë do të bëjë Alibeaj dhe Balla është punë e tyre. Alibeaj është përdorur ditën e djeshme në shkallën më ekstreme.