Gjendje e rënduar shëndetësore, ish-presidenti Nishani transferohet në një spital jashtë vendit

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani për shkak të gjendjes së tij të rënduar dhe nevojës për trajtim më të specializuar mjekësore është transferuar në një spital jashtë vendit gjatë mëngjesit ë sotëm.

Deri më tani nuk dihet se në cilin vend dhe cilin spital është dërguar ish-presidenti.

Ish-Presidenti i vendit, Bujar Nishani më herët ishte shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi."

Ai po trajtohej për pneumoni bilaterale post Covid dhe kishte nevojë për oksigjeno-terapi.