Moti i keq përfshin rrethet, lë pa energji elektrike disa fshatra, rrëzohen pemë, anulohet lundrimi

Moti i keq që përfshiu vendin këtë fundjavë duke shkaktuar problematika kryesisht me furnizimin me energjinë elektrikë

Stuhitë e erës dhe shiut dëmtuan shtylla dhe rrjetin shpërndarës.

Mungesën e energjisë e vuajtën dhjetëra fshatra në qarkun e Beratit, Korçës dhe Vlorës por dhe zona të tjera nga jugu në veri.

Era ndërkohë ka shkaktuar problematika në zona të ndryshme të Vlorës me rrëzimin e pemëve dhe strukturave të tjera.

Kushtet atmosferike mbeten të përkeqësuara kryesisht në det.

Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë.

Për pasojë lundrimi I anijeve të vogla dhe Peshkarexhave nga portet e Shëngjinit, Durrësit dhe Vlorës  është pezulluar deri në përmirësimin e situatës.

Tragetet e linjave me Italianë vijojnë lundrimet por kanë shënuar vonesa disa orëshe.