Tiranë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren, prangoset 54-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë pranga një 54-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë nga policia e Komisariatin numër 4 në kryeqytet ditën e sotme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. K., 54 vjeç, për veprën penale "Ngacmimi seksual", pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.“ – bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.