Moti i keq edhe në Lezhë, kapiteneria në Portin e Shëngjinit bllokon lundrimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 11:29
Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka sjell probleme në Portin e Shëngjinit.
Prej mëngjesit të ditës se premte, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.
Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri në 6 ballë në drejtimin jug/lindje, por kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vazhdim.
Për këtë arsye lundrimi do të jetë i bllokuar për dy ditë më radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
