Deputetët vetëm me vota, Kushtetuesja kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor, listat e hapura në pikëpyetje

Nëse kuvendi nuk do të realizojë reformën zgjedhore, thyerja e listës së deputetëve të renditur sipas përcaktimit nga kryetarët e partive do të jetë e pamundur, madje duke shkaktuar dhe paqartësi.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar formulën e llogaritjes së herësit duke e konsideruar atë të lartë, por duke e lënë në fuqi si skemë. Vendimi ka vënë në lëvizje këshillin e legjislacionit i cili nga ana e tij ia faturon çdo gjë komisionit të posaçëm.

Parashikon herësin në listat e kandidatëve për deputetë i cili èshtë një nga kriteret për fitimin e mandatit të deputetit. Ky herës është përcaktuar si jo proporcional nga Gjykata kushtetuese"

Për Komisionin e reformës zgjedhore ps përcaktuar 8 emra, ndërsa opozita ende nuk ka një vendim.

Ndryshme kërkohet dhe për pragun elektoral për kandidatët e pavarur, të cilët tashmë do të marrin mandate nëse arrijnë votat e duhura në qark

Pra s'duhet të ketë një prag kombëtar për kandidatët e pavarur për deputet. Kështu që është shfuqizuar" 

Edhe opozita i qëndron të njëjtit mendim, por ngre shqetësimin mbi ngërçin e votave të Gjykatës Kushtetuese për rastin Becheti.

Komisioni vendosi të kërkojë edhe rishikimin e ligjit për noterinë, teksa po me rekomandim të gjykatës kushtetuese u theksua se ligji i kompensimit të pronave është propozuar të rishikohet prej qeverisë.