City i pergjigjet Liverpoolit, Arsenal vendos në presion Tottenham-in
Mahrez, Foden dhe Bernardo Silva heqin presionin e Pep Guardiolës dhe rikthejnë Man. City në krye të klasifikimit të Premier League me 77 pikë, 1 më shumë se Liverpool. Kampionët në fuqi të Premier League shkatërruan 3-0 Brighton në ndeshjen e së mërkurës duke i dhënë një përgjigje të qartë Jurgen Klopp që do të vazhdojë të shppresojë një një hap fals të “citizens” gjatë javëve të fundit.
Surprizën e madhe e bëri Arsenali në Derbin e Londrës ku u rikthye te fitorja pasi kaloi 4-2 Chelsean të lodhur fizikisht pas ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup. Sukses që e ngjit Arsenalin në vendin e pestë dhe barazon me pikë Tottenhamin e Contes që është nën presion të madh.

Në dy sfidat e tjera të së mërkurës, Newcastle vijoi ciklin pozitiv pasi kaloi 1-0 Crystal Palace ndërsa Everton rrëmbeu një barazim shprese në përballjen me Leicester City.
