Gjermani, finalja e Kupës mes Leipzig dhe Freiburg (VIDEO)

Goli i Emil Forsberg në minutën e dytë shtesë të ndeshjes e çon Leipzig në finalen e Kupës së Gjermanisë. Sfida gjysmëfinale kundër Union Berlin që kërkoi ëndrrën e ndeshjes së fundit që do të luhet piëkrisht në kryeqytet, u mbyll në favor të demave që triumfuan 2-1 dhe arritën të shkojnë deri në ndeshjen e majit ku do të synojnë trofeun e Kupës.

Ishin berlinezët që kaluan fillimisht në avantazh me Becker por Leipzig barazoi me Andre Silvan dhe më pas arriti të kthente në favor rezultatin. Në finalen e Berlinit, Leipzig do të sfidojë Freiburg që arriti rezultatin historik ditën e martë duke fituar në fushën e Hamburg.