Ethet e derbit në finale. Juventus sfidon Interin në 11 maj në Romë
Juventus-Inter, një klasike, Derbi i Italisë përsëritet edhe në finalen e Kupës, trofeu i dytë në hierarkinë e futbollit të Gadishullt Apenin. Do të luhet në 11 maj në “Olimpico” të Romës dhe kjo do të jetë ndoshta finalja më e luftuar dhe prestigjoze e viteve të fundit në Kupën e Italisë.
Bardhezinjtë e Allegrit shkelmojnë përkohësisht krizën e zërave për të ardhmen e drejtuesve dhe trajnerit, duke siguruar biletën për në ndeshjen e fundit të këtij turneu pasi rezistuan ndaj Fiorentinës në “Allianz Stadium”, duke fituar 3-0 por edhe me luksin e suksesit 2-1 të sfidës së Toskanës. Duelin e Torinos e vendosën ish-i Bernardeschi, Rabiot dhe Danilo, ndërsa miqtë shpërdoruan disa raste të pastra kryesisht në pjesën e dytë, për të rihapur ndeshjen.
Juventus e ka fituar këtë trofe plot 14 herë, më shumë se kushdo tjetër në Itali, ndërsa Interi do të kërkojë në Romë Kupën e tetë në histori. Do të jetë finalja e 21 për bardhezinjtë dhe e 14-ta për skuadrën e Inzaghit që është në garë edhe për titullin kampion. Kjo është finalja e tretë e Kupës mes Interit dhe Juventusit. Dy të parat janë luajtur në vitet 1959 dhe 1965.
