Mbaroi për “Shkenca politike”, por zgjodhi muzikën, Xhoi Kallaverja: Ja çfarë duhet të ketë mashkulli që kërkoj

Xhoi Kallaverja është këngëtarja dibrane e cila nuk spikat vetëm në muzikën pop por edhe dhe atë popullore. Ajo ka nisur të këndojë në moshën 6-vjeçare, teksa ka marrë pjesë në aktivitetet kulturore dhe koncertet rinore në qytetin e Dibrës.

Edhe bashkëpunimet e saj me këngëtarë të ndryshëm kanë qenë të shumta, e ndër to përmendim Murat Gjonikun, këngëtarin Defri, këngëtarin Ervin Bushati etj.

E ftuar në emisionin e pasdites “Jeto me orën” Xhoi na rrëfeu më tepër për karrierën e saj në artin e muzikës. Mamaja ka qenë ajo që e spikati fillimisht talentin e Xhoit madje e ka nxitur që të marrë pjesë në shumë konkurse. Edhe pse Xhoi Kallaverja ka përfunduar studimet e larta për diplomaci pasioni i saj më i madh mbetet kënga.

Xhoi u shpreh se “Që një projekt të qëndrojë më së miri tek unë duhet të ketë një tekst dhe një mesazh të bukur që të pëlqehet nga publiku”.

Edhe pse Xhoi këndon këngë popullore dhe këngë të lehta zemra i qëndron sërish tek ato të lehtat kryesisht tek baladat.

E ndërsa rikthejmë vëmendjen tek bashkëpunimet Xhoi shprehet se “Bashkëpunimi me këngëtarin Defri nisi krejt rastësisht pasi u pamë së bashku në një dasmë dhe aty Defri më bëri ofertën për bashkëpunimin e këngës “Dashuro me zemër”.

Në planet e saj për të ardhmen Xhoi foli për një projekt të cilin do ja kushtojë vendit të saj të lindjes, Peshkopisë e në sezonin e dimrit këngëtarja do sjellë për publikun edhe një baladë.

Ajo ka folur edhe për jetën personale ku tregoi dhe kriteret për personin  që do të ketë në krah.

“Të jetë korrekt, një punë të mirë dhe të jetë familjar”- tha ajo.