Njihuni me bartenderin shqiptar të famshëm në Itali
Jurgen Hakani është një nga djemtë i cili tashmë është bërë shumë i njohur në rrjetin social Tik Tok për eksperimentet që bën me kokteilet.
Fillimet e tij kanë filluar me një video të thjeshtë kur përgatiste një kokteil. Veç pasionit kjo gjë për Jurgenin është kthyer edhe në profesion. Shprehja me të cilën ai ka bërë bujë është shprehja “Ciao shqipe” pasi ka dashur të ndërthurë gjuhën e vendit të lindjes me vendin ku ai jeton që është Italia. Një nga kokteilet që ai përgatit më së shumti për klientët e tij është kokteili me frut pasioni.
Objektivi i tij është që të vijë në Shqipëri dhe të përgatisë kokteilet e tij më të preferuara për klientët. E ndërsa kujton eksperiencën e tij më të veçantë është ajo e Londrës pasi atje përgatiti kokteile për të ftuarit, në një vend ku ai u prezantua me flamurin shqiptar.
Një gjë që Jurgenit i ka ngelur në mendje se gjatë një konkursi që ai ka bërë me baristët më të mirë ishte se doli në vendin e 16-të pasi në atë moment e pushtuan emocionet dhe nuk dha më të mirën e tij. Veç kokteileve të shijshme që ai përgatit ai ka shkruar edhe një libër ku shpjegon për përgatitjen e tyre, kokteili i parë që ka përgatitur është negroni, një kokteil që fillimisht nuk ka ditur ta përgatisë.
Kokteili me të cilin Hakani ka fituar çmimin e parë në Milano është ai me spec të kuq pas atë kokteil që ai ia ka dedikuar mamasë së tij sepse kur ka qenë i vogël së bashku me të punonin tokën duke mbjellë speca.

