"Nuk është fama çdo gjë!" Gentjan Zenelaj: Dua të plakem buzë detit të Vlorës
I ftuar ditën e sotme në emisionin "Ditë e Re", në Rtv Ora ishte aktori Gentian Zenelaj i cili foli për filmin e fundit 'Dashuri dhe Turbulenca", për jetën e tij familjare si dhe për projektet e tjera që do të bëj në të ardhmen.
Për ta ngacmuar pak Gentin, moderatori Arjon Muça e pyet se çfarë do të bëhesh kur do të rritesh, ai nuk ngurron të përgjigjët dhe tregon se do jetë një pensionist i lezetshëm.
"Unë dua të bëhem një pensionist i lezetshëm, diku buzë detit kam një parandjenjë se do të jetë Vlora, unë vërtetë jam nga Shëngjini, por e di që do të jetë Vlora vendi ku unë do të dal me bastunin tim dhe një qen që më shoqëron. Definitivisht unë do të vdes diku në det."
I pyetur se si do të vdesësh si një moderator i suksesshëm apo si një aktor i suksesshëm, Genti na tregon se synimi i jetës së tij nuk është fama por të jetë i vërtetë dhe i thjeshtë si në ekran ashtu dhe në rrugë.
"Ma beso, sinqerisht për mua fama nuk ka aspak rëndësi, aspak fare. E rëndësishme për mua është që njerëzit me të cilët rri të jenë pozitiv. Nuk është fama çdo gjë, sepse mund të bësh një vrasje dhe mund të bëhesh i famshëm, mund të bëhesh i famshëm duke bërë dhe skandal, e rëndësishme është të jesh pozitiv dhe i vërtetë. Unë synimin e jetës e kam të jem i vërtetë dhe i thjeshtë, siç jam në ekran të jem dhe në rrugë."