Përballë një pyetjeje të vështirë? Ja çfarë e vuri në siklet Bardhin që e mendoi gjatë përgjigjen
Bardhi Idrizi një emër që do bëjë bujë në fushën e muzikës dhe për hir të së vërtetës fillimet i ka shumë të mbara. I ftuar në D-Night ne arritëm të zbulonim më shumë nga karakteri i Bardhit dhe mënyrën sesi ai e jeton jetën dhe çfarë projektesh presim të na sjellë.
Së shpejti do vijë me këngë të reja, ku padyshim do mbesin hite, ndërsa pyetjes se për kë ka pirë më shumë deri tani e kishte me pak siklet t’i përgjigjej.
Dajana: Sa kërkues është Bardhi me stafin që bashkëpunon?
Bardhi: Jam shumë sëbashku me grupin me të njejtën frymë dhe bashkëpunim
Dajana: Sa i realizuar je deri tani në qëllimet që i ke vënë vetes?
Bardhi: Jam gjithmonë falenderues dhe nuk di të them deri në cfarë niveli, por nuk jam i kënaqur duhet më shumë.
Dajana: I fal lehtë të tjerët? Këtu e kam fjalën në aspektin e ndjenjave?
Bardhi: Varet nganjëherë jam shumë tolerant, por secili i ka ato pikët e dobta
Dajana: Me kë nuk do të bashkëpunoje kurrë në muzikë?
Bardhi: Nuk di se çfarë emri të them
Dajana: Kë vlerëson më shumë nga reperët shqiptar?
Bardhi: Unikatil që fëmijë e kam pasur qejf, madje dje e kam dëgjuar që të mos gënjej. Na ka frymëzuar shumë dhe mësuar sesi të bëjmë hip-hop
Dajana: ”Kam pi shumë po du mu dej” është një frazë e këngës…për kë ke pirë shumë në jetën tënde?
Bardhi: Pyetje e vështirë kjo… është më shumë se një
Dajana: Je zhgënjyer nga njerëzit e zemrës? Si ke vepruar?
Bardhi: Gjithmonë jam munduar të mos bien në tokë dhe të vazhdoj përpara. Jam zhgënjyer shumë herë në jetë, por Zoti më ka ndihmuar shumë që të eci në jetë
Dajana: Të ka penguar ndokush nga artistët për të ecur në botën e muzikës?
Bardhi: Nodhsta ka pasur njerëz që kanë paragjykuar dhe kanë folur, port ë më pengojë dikush jo
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

