“Lashë Shqipërinë për “tokën e bekuar”, këngëtari Rati rrëfen për jetën e re në Amerikë

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora përmes lidhjes në “Skype” nga Amerika, këngëtari i mirënjohur Rati foli për jetën në “tokën e bekuar” dhe projektet muzikore.

“U zhvendosa në Amerikë për fëmijët, për shkollimin e tyre. Shkollat janë ndryshe këtu. Për familjarët ishte e vështirë, por me kalimin e kohës janë mësuar dhe ata. Në Shqipëri vij së pari për prindërit, më pas për dasmat dhe projektet.

Më mungon Shqipëria, atje e gjej veten. Për të marrë vendimin për të ardhur në Amerikë më është dashur më shumë se 3 vjet.

Amerika është “toka e bekuar” siç thonë. Është rehat, ka favore merr çdo lloj shërbimi.

Para se të vija në Amerikë kam bërë gati 10 këngë.

Kënga që më kërkojnë më shumë në dasma është “E ëmbël si karamele”, hiti i vitit 2006. Nga lista nuk hiqet as “Çke  moj goce”, tha ai.