Blerjet “online” në Shqipëri janë “KÇK”, ja çfarë të bëni që mos të bini pre e mashtrimeve

Blerjet online, vitet e fundit janë kthyer në tendencë dhe biznes.  Deri para pak vitesh dukej e paperceptueshme që një produkt që shikonim të ekspozuar në vitrinat e dyqaneve apo të reklamuara në faqet online Instagram apo Facebook  të na vinte në shtëpi vetëm më një telefonatë ose rezervim në faqe.

Tashmë realiteti virtual është bërë aq real dhe i zakonshme, shumë shqiptarë tashmë janë blerës “online”, një interes ky që po vjen çdo ditë e më shumë në rritje. Ajo që ka ndikuar më së shumti në blerjet “online” është edhe periudha e pandemisë. Për të folur për raste të mashtrimeve të blerjeve “online”, të ftuar në  emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, ishin Tomi Kallanxhi, përfaqësues i shoqatës për “eCommerce”, Tea Thanasi, studente dhe blogerja Rina Kuqo rrëfyen disa situata dhe arsyet pse ndodhin ato në vendin tonë dhe jo vetëm.

Tomi Kallanxhi: Më para nuk ekzistonin “eCommerce” në Shqipëri. Ato duhet të formalizohen, nuk bëhen blerjet nga Instagrami. Kjo është “eComerce” “KCK” në një farë mënyre. Ka nevojë për edukim.

Rina Kuqo: Kam krijuar varësi nga blerjet online. Më parë jo, tani blej vetëm online. Më ka ndodhur që kam marrë produkte dhe kur i kam pasur në dorë për t’i bërë reklamë, nuk kishin lidhje produktet me atë që më dërgonin foto. Tani kërkoj produkte me detaje.

Tea Thanasi: Kur do të bësh blerje ndonjëherë gënjehesh. Kam pasur raste kur fustanet më kanë ardhur ndryshe, ose këpucë. Në disa raste i kam rikthyer, në raste të tjera më kanë bërë bllok.

Tomi Kallanxhi: Para disa ditësh u arrestuan disa ecomerce. Në momentin që blen dhe s’të vjen kuponi, nuk pretendojmë gjëra të tjera. Duhet edhe ne si blerës të bëjmë dallime.

Duhet ta kërkosh si NIPT, nëse ekziston ose jo. Në rrjetet sociale direkt ndodhin mashtrime. Duhet njohur individi, jo të bëjmë blerje në faqen e parë që na del në “Instagram”. Blerjet duhen bërë në faqet e biznesit. Kur je drejtpërdrejt me pronarin ndodhin këto situatat e sikletshme, ka përfshirje emocionale.

Ne si blerës duhet të kemi disa filtra. Duhet komunikuar përmes email-it. Kështu mund ta dërgosh edhe në gjykatë nëse nuk ta pranon kthimin e produktit. Ashtu si gazetarët bëjnë “fact check”, blerësit  bëjnë “buy check”.