Iva Zurbo, pianistja shqiptare që po shkëlqen në Gjermani

Iva Zurbo është pianistja shqiptare që jeton në Gjermani prej 4 vitesh ku vazhdon edhe studimet për piano. Ajo ka spikatur me talentin e saj në piano që në moshën 7-vjeçare. Artistja ka arritur suksese të njëpasnjëshme në skenat evropiane.

 E për rrjedhoje kur ishte vetëm 16 vjeçe, Iva u shqua për suksesin e jashtëzakonshëm kur performoi në “Festivalin e pianistëve të rinj” duke fituar çmimin e parë mes 100 konkurrentëve. E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, ajo rrëfeu emocionet e skenës dhe planet për të ardhmen.

“Çdo gjë e parë mbetet në mendje. Konkursi im i parë ka qenë në Lituani kur kam qenë 9 vjeçe. Mora çmimin e tretë dhe mbetet ende një përvojë e paharrueshme. Koncerti im i parë në Gjermani, emocion i jashtëzakonshëm. Puna nuk është vetëm studim, është përgatitje fizike, mendore, kërkon punë në piano, të dish mbi veprat, mbi kompozitorët. Kjo të zhvillon edhe si person. Është punë e gjithanshme. Unë kam pasur fëmijëri shumë të bukur, edhe pse duhet të lija lojërat e moshatarëve. Më kanë mbështetur të gjithë, prindërit, vëllai, mësuesit.

Kur je larg ke dëshirë të kthehesh në vendlindje. Nuk kam një plan konkret por është dëshirë e imja të rikthehem të ruaja në Shqipëri. Qëllimi im është të jem në skenë, të jem koncertiste në skenë”, tha artistja në “Jeto me Orën”.