Filma me Julia Roberts e George Clooney, shqiptari që aktron në Hollywood: Rolet me orientime seksuale nuk do i bëj kurrë

Marko Caka është shkodrani i cili u largua vite më parë nga Shqipëria. Sot ai është një aktor i afirmuar dhe ka karrierë të suksesshme hollivudiane.

I ftuar në emisionin e pasdites “Jeton me orën” Marko Caka rrëfeu për vështirësitë e emigrimit si dhe për suksesin e tij në kinematografi.

Ai së fundmi është i angazhuar në xhirimet e filmit të tij më të fundit, projekt i cili quhet “Maestro”.

Marko u shpreh se “Afrimiteti që kam pasur me aktorët e mëdhenj të holliwood-it më hapi më shumë dyer”. 

Veç aktrimit një ndër pasionet e Markos mbetet edhe gazetaria pasi ka përfunduar studimet e larta në këtë degë. Sfida e tij e parë ka qenë ajo në vitin 2014 kur u përfshi për herë të parë në kinematografinë e huaj.

Që pas asaj periudhe Marko punoi me klasa aktrimi dhe aty filloi të kishte shumë oferta pune. Nëse ai do veçonte ndonjë rol më të dashurin për të, ai shprehet se nuk mund të veçojë asnjërin prej tyre.

Puna e tij për të arritur këtu ku është sot nuk ka qenë dhe aq e lehtë, por me sakrificë ai ka arritur gjithçka që ka dashur.

Edhe rolet të cilat ai i ka refuzuar nuk kanë munguar pasi ka refuzuar role të cilat kanë pasur orientime seksuale. Numërohen më shumë se 100 seriale e filma në të cilët aktori ka marrë pjesë. Ndër to përmendim George Clooney dhe Julia Roberts, në filmin “Money Monster”, Meryl Streep, në filmin “The Post”, Brad Pitt, Robert De Niro dhe Leonardo Di Caprio, në filmin “The Audition”, Ben Affleck, në filmin “Batman & Superman”, Joaquin Phoenix, në filmin “Joker”, James Spider, në serialin “The Blacklist “, Sylvester Stallone, në filmin “Creed 2”, Jason Statham dhe Dëayne Johnson, në filmin “Fast and Furious 8”, Keanu Reeves, në filmin “John Wick: Chapter 2”, Jeniffer Lopez dhe Maluma në filmin  “Marry me”, etj. 

Ndërsa rrëfeu për mallin që ka për qytetin e tij të lindjes u shpreh se “Për momentin nuk plane për tu kthyer pasi jam shumë i zënë më projektet e reja”.