"Mirë që do vdes, por pse në Alaska", blogeria Edlina Losha rrëfen eksperiencën e frikshme

Tanimë kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e pranverës dhe të gjithë janë të prirur që gjatë fundjavës të shkëputen pak nga jeta e përditshme për të kaluar një fundjavë ndryshe. Të ftuar në emisionin e pasdites “Jeto me orën” ishin Ergys Vladi, guidier, Ermal Qori, gazetar dhe Eda Bano, blogere të cilët na rrëfyen për eksperiencat e tyre gjatë udhëtimeve që kanë bërë  në pak ditë, pra një kohë shumë të shkurtër.

Një vend që Ergys Vladi, na sugjeroi është kanioni i Shumokut i cili ndodhet në kryeqytet, një vend i cili është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat.

Veç kanionit të Shumogut është edhe kanioni i Drujës i cili nuk është shumë larg nga kryeqyteti. Një tjetër destinacion është edhe ishulli i Shurdhait, i cili ndodhet në Vaun e Dejës. E veçanta e këtij vendi është se zhvillohet udhëtimi me varka, ndodhet larg zhurmave dhe në të mbizotëron natyra e qetë dhe e mrekullueshme. E ndërkohë Eda Bano shprehet se “ Unë nuk jetoj dot pa udhëtuar, pasi  më falin shumë kënaqësi”. 

Ndërsa një vend që na sugjeroi gazetari Ermal Qori është Prespa e vogël, një vend historik pasi daton që në periudhën e neolitit.

Përpos të tjerave një qytet i cili të fal qetësi është edhe Përmeti. Ndërsa disa vende jashtë Shqipërisë të cilat mund ti vizitojmë gjatë fundjavës janë: Mali i zi, Maqedonia, Kroacia, Maqedonia etj. Një tjetër fakt interesant është se udhëtimi në këto vende është se çmimet janë të përballueshme edhe për fundjavën.

 Një fundjavë mund ta organizojmë një udhëtim me vetëm 7 euro. Ermal Qori u shpreh se “ Gjatë një udhëtimi në Gjermani, po prisnim autobusin edhe dera u mbyll për pak sekonda pasi gjermanët janë shumë të përpiktë me oraret dhe kjo gjë na u bë mësim për ditët në vijim”.

Ndërsa Eda na rrëfeu se “Gjatë një udhëtimi në Alaskë me anije ndodhi një stuhi të cilën e përjetova shumë keq pasi u thyen të gjitha xhamat e saj”.

Po të kthejmë në vëmendje turistët e huaj, ata janë shumë të kënaqur kur zgjedhin destinacionet e virgjëra pasi shqiptarët janë shumë mikpritës.